Referendumi / Mijëra grekë në protestë në “Sintagma” për votë “Po”

448
Mijëra qytetarët kanë dalë në sheshin “Sintagma” para parlamentit për të deklaruar votën “po” në referendumin e të shtunës. Policia thotë se në shesh janë 10 deri në 12 mijë njerëz. Ndërkohë në protestën e djeshme ku dolën në shesh ata që mbështesin një votë “jo”, ishin rreth 13 mijë protestues.
Pyetja që qytetarët grekë do t’i përgjigjen të shtunën është: “A duhet të pranojmë propozimin e Eurogrupit, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar?”
Shumë qytetarë thonë se votuesit janë konfuzë për referendumin sepse i referohet një plani për marrëveshje… dhe është e kompozuar nga dy pjesë” që nuk janë të shpjeguara qartë.
“Po ose jo, kjo është ajo që na kërkojnë të zgjedhim. Pa na thënë asgjë se çfarë do të ndodhë më pas… Çfarë do të bëjë qeveria pas votimit”, shprehet një qytetar grek.
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se për çfarë po votojnë”, thotë një tjetër duke shtuar “shumë mendojnë se kjo është një voto pro ose kundër Cipras”. 
Sigal