Referendumi, jep dorëheqjen komisioneri britanik i BE

568
Komisioneri i Britanisë së Madhe në BE, Jonathan Hill është dorëhequr. Ai e ka lënë vendin e tij pa përfaqësim në Komisionin e BE për Financat. Kjo dorëheqje vjen pas referendumit popullor, që u votua për daljen e shtetit ishullor nga BE-ja. “Nuk besoj se është e drejtë që unë të vazhdoj të jem komisioner britanik, sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar ai. Ai shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me Presidentin e Komisionit Europian, Juncker, në lidhje me procedurat për daljen e Britanisë nga BE.
Sigal