Referendumi, Greqia thotë “JO”. Gjermania: S’ka më kompromis

548
GREQI – Ndërsa numërimi i votave në Greqi po shkon drejt fundit me një rezultat të qartë për “JO” ndaj masave të ofruara nga kreditorët ndërkombëtarë, ka reaguar edhe zv/Kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel. Ndërkohë që ministri i Financave greke, Varoufakis ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përshëndetur vendimin e marrë nga populli grek.
Pas tyre ka reaguar edhe Rusia e cila përmes zv/ministrit të Financave e ka vlerësuar rezultatin e referndumit duke u shprehur se Greqia bëri një hap më pranë daljes së saj nga Eurozona.
Numërimi i votave për referendumin grek për të mos pranuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë po ecën me ritme të shpejta. Ndërsa ka kaluar 4 orë nga mbyllja e qendrave të numërimit janë numëruar 86 % e votave nga rezultatet rezulton se mbi 61 % e tyre kanë votuar “Jo” dhe vetëm rreth 31 % kanë vendosur “Po” kushteve. 
Banka Qendrore greke pritet të kërkojë sonte një ndihmë emergjente nga Banka Qendrore Europiane që bankat të kenë likuiditet, por Mario Draghi, kreu i BQE ka deklaruar se nëse në referendum votohet me shumicë ‘’jo’’, atëherë programi europian i ndihmës ndaj bankave greke do të ndalojë.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejtë, mundësisht brenda të hënës, sipas BBC, kompanitë greke do të fillojnë të hiqin punonjës nga puna për shkak të problemeve financiare.
Ndërkohë, kufiri i tërheqjeve nga bankomatet është ulur në 50 euro, për shkak se ka mungesë të kartëmonedhave prerje 20 euro. Kreu i Bankës Kombëtare gjermane, Jens Weidman paralajmëron se në rast të daljes së Greqisë nga eurozona, banka kombëtare gjermane do të humbiste 14.4 miliardë euro.
Ora 22:50 Schultz: Nisim programin e ndihmës humanitare për Greqinë 
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz duke parë rezultatin e referendumit në Greqi dhe krizën që sipas tij do të thellohet për qytetarët grekë ka deklaruar se të hënën ose të martën do të nis programi i ndihmës humanitare për shtetin helen.
Ora 22:40 Rusia: Greqia një hap më pranë daljes nga Eurozona.
Pas tyre ka reaguar edhe Rusia e cila përmes zv/ministrit të Financave e ka vlerësuar rezultatin e referndumit duke u shprehur se Greqia bëri një hap më pranë daljes së saj nga Eurozona.
Ora 22:25 Rezultati i Referendumit, Samaras dorëhiqet nga drejtimi i partisë Demokracia e Re
Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, i cili loboi për “Po” ndaj propozimit të kreditorëve ka dhënë dorëheqjen nga drejtim i partisë Demokracia e Re pas fitores së “JO”
Ora 22:00 Zv/Kancelari i Gjermanisë: Tsipras shkatërroi urën e fundit për një kompromis
Ndërsa numërimi i votave në Greqi po shkon drejt fundit me një rezultat të qartë për “JO” ndaj masave të ofruara nga kreditorët ndërkombëtarë, ka reaguar edhe zv/Kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel.
Ai ka deklaruar se me këtë rezultat është shkatërruar edhe mundësia e fundit për një kompromis.
“Tsipras shkatërroi urën e fundit për një kompromis. Vështirë të imagjinohet për negociata të reja me Greqinë pas fitores së ‘JO’-së”- deklaroi zv/Kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel.
Ora 21:35 Varoufakis: Njerëzit thanë ‘JO’ të guximshme zgjasim dorën e bashkëpunimit
Ende pa mbaruar numërimi i votave në Greqi për Referendumin, por me një rezultat të qartë për “JO” , ministri i Financave greke, Varoufakis ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përshëndetur vendimin e marrë nga populli grek.
Njerëzit thanë ‘JO’ të guximshme. Do zgjasim dorën e bashkëpunimit me partnerët tanë. Duam të shërojmë edhe plagët për Europën. Kreditorët donin të na poshtëronin, kishin planifikuar të mbyllnin bankat tona. Kreditorët refuzuan ndonjë diskutim substancial- tha Varoufakis. 
Sigal