Referendumi/ Erdogan i lumtur për telefonatën e Trump, shpërthen kundër BE-së

474
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për CNN International, ka bërë vlerësime mbi situatën e fundit në vend dhe më gjerë, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Qëndrimi aktual dhe këndvështrimi i Trumpit na gëzon. Besoj se në takimin tonë dypalësh për përcaktimin e rrugës sonë, mund të shohim që dy vendet si partnerë dhe aleatë strategjikë dhe si dy vende të rëndësishme në NATO, kanë për të bërë dhe mund të bëjnë shumë”, ka thënë Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Pyetjes së gazetarit mbi telefonatën e urimit për referendumin, Presidenti i Turqisë, iu përgjigj: “Ky ishte një urim dhe veçanërisht telefonata e tij gjatë festimit të Pashkëve mua më gëzoi. Ndërkohë që më uroi për këtë sukses, të dy gjetëm mundësinë të flasim për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, çështjen e Sirisë, etj. Gjatë kësaj bisede vura theksin tek rëndësia e një takimi kokë më kokë për të parë mundësitë e avancimit më tej të marrëdhënieve Turqi-SHBA dhe për këtë ramë dakord. Mendoj që brenda një kohe të shkurtër do të kemi një takim të tillë.” 

Ai më pas duke komentuar qëndrimin e BE-së, shtoi: “Kemi një Evropë që ka 54 vite që na lë të presim në derë. Me të drejtë pyes; cilin vend e lanë të presë 54 vite në derë? A ka vende të tjera që janë lënë të presin 50, 40 apo 30 vite? Por Turqia ka 54 vite që pret. Në radhë të parë kjo gjë është e papranueshme nga do që ta vlerësosh. Ndërkohë ne deri më sot jemi munduar të sjellim në vend kërkesat dhe të organizojmë ligjet në atë mënyrë që ka kërkuar BE-ja. BE-ja nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë gjë, nuk mbajti premtimet dhe nuk veproi në kuadër të marrëveshjeve. BE-ja tha korrikun e vitit të kaluar që do të na jepte 3 miliardë euro për 3 milionë refugjatë sirianë që ndodhen në Turqi. Më pas thanë se do të jepnin dhe 3 miliardë të tjera. Për fat të keq që deri më tani shuma e ardhur është 725 milionë euro nga UNESCO dhe nga OKB 550 milionë dollarë. Shpenzimet që ne kemi bërë në këtë drejtim bashkë me shoqërinë civile kapin shifrat prej 25 miliardë dollarësh. Tani përballë një Evrope të tillë jemi ne. Do të na hiqnin regjimin e vizave. Nuk e mbajtën fjalën e dhënë. Asnjë fjalë që kanë dhënë deri më sot nuk e kanë mbajtur. Deri më tani kemi hapur 14 kapituj me BE-në. Më parë 15 kapituj ishin, ndërsa BE-ja duke thënë se ‘po vjen Turqia’ i nxori ato në 35. Në këtë prizëm edhe ne tani do të çojmë këtë gjë për ta zgjedhur në Parlament, ndërsa nëse nuk zgjidhet aty do të shkojmë përsëri në popull.”a
Sigal