Sigal

Aktorja Tara Reid u nxorr jashtë avionit të Delta të hënën pas shqetësimeve që i solli bordit.

Ylli i “Last Sharknado”, 42 vjeç, ishte në bordin e avionit që fluturonte nga Los Angeles drejt Neë Yorkut  kur ajo u ankua se ishte caktuar të ulej në vendin e gabuar dhe nu I ishte dhënë një jastëk.

Reid mendonte se ishte ulur pranë dritares. Ekuipazhi thuhet se u përpoq ta zgjidhë situatën por nuk ia doli situatën. Piloti njoftoi se po e kthente aeroplanin – i cili ishte kthyer tashmë nga porta – për shkak të një problemi të shërbimit të klientit.

Një zëdhënës i Delta i konfirmoi Fox News se “fluturimi Delta 613 nga Los Angeles në Nju Jork JFK-International u kthye në portë, përpara fluturimit, për shkak të shqetësimit të klientit në bord”.

“Delta i kërkon falje klientëve për shqetësimet dhe vlerëson durimin e tyre pasi situata është zgjidhur”, vazhdoi zëdhënësi, duke vënë në dukje se “avioni u nis për në Nju Jork pas një vonese të shkurtër”.

Aktorja mori qenin e saj dhe doli nga avionic, për t’u nisur më vonë në një tjetër fluturim drejt Neë Yorkut.