Reagon Kadri Veseli: Na duhet urgjent zgjidhje politike

567
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar për ngjarjet e sotme që i paraprinë seancës së Kuvendit ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.
Ai thotëse arrestimet e deputetëve, duke iu referuar arrestimit të Fisnik Ismailit, Ismajl Kurteshit dhe Haxhi Shalës, janë pamje të rënda, mirëpo thotë se shteti nuk mund të kapitullojë përball thyerjes së ligjeve.
“Sot, kaluam një ditë të rëndë. Të rëndë për Kuvendin. Të rëndë për vendin. Arrestimet e deputetëve janë një pamje e rëndë, por shteti ligjor nuk mund të kapitullojë përballë thyerjes së ligjeve”, ka thënë Veseli.
E Veseli në fund sërish ka kërkuar zgjidhje urgjente politike për krizën institucionale që po mbretëron tash e disa muaj në vend.
Sigal