Reagon Gruevski: Hungaria ka pranuar kërkesën për azil

460
Sigal

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se Hungaria ka pranuar kërkesën për azil politik. Përmes një postimi në Facebook, Gruevski shprehet se ai ndiqet politikisht nga qeveria e vendit të tij dhe nuk po i ikën drejtësisë në Maqedoni.

Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.

Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda  jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni.

Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës  vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në faqen e Facebook.

 

Y67uh7jn

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.