Reagimi – Meksika i përgjigjet Trump, Presidenti: Nuk paguajmë për murin

473
Meksika nuk do të paguajë për murin në kufi me SHBA. Kështu deklaroi Presidenti, Enrique Pena Nieto, në një mesazh drejtuar kombit të tij.
Ai shprehu qëndrimin kundër këtij plani të Presidentit të SHBA-së Trump i cili firmosi një ditë më parë urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën, duke shtuar se “Meksika nuk beson në mure”.
Megjithatë Presidenti meksikan nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e udhëtimit në Uashington të planifikuar më 31 janar për të takuar Presidentin e ri amerikan.
Pena Nieta: “Unë e kam thënë herë pas here, Meksika nuk do të paguajnë për ndonjë mur. Vendi ynë është duke folur për rregullat e reja për bashkëpunim, tregti, investime, sigurinë dhe migrimin në rajonin e Amerikës së Veriut. Si President unë do të marr përgjegjësinë e plotë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanëve. Meksika ofron miqësinë e saj ndaj popullit amerikan dhe gatishmërinë e saj për të arritur marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet që do të jetë në favor të të dy vendeve, Meksikës dhe SHBA.”
Sigal