Reagimi i mediave serbe kundër shqiptarëve: Talat Xhaferi, njeriu që dogji Maqedoninë

472
Mediat e Serbisë e kanë cilësuar Talat Xhaferin si fajtor për incidentet e djeshme në e Kuvendin e Maqedonisë.
‘Blici’ serb në një shkrim për kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë ka shkruar se zgjedhja e Xhaferit si kryeparlamentar kishte bërë që kupa të mbushet dhe njerëzit të futen në Kuvend.
“Xhaferi ishte komandant i Brigadës 116 të UÇK-së ose përkrahës i UÇK-së, ku ai e kishte marrë emrin e koduar Komandant Forino, sipas fshatit të lindjes së tij i cili ndodhet pranë qytetit të Gostivarit”, thuhet në shkrimin e Blicit serb.
Në shkrim është përmendur edhe koha kur Xhaferi u bë ministër i mbrojtjes në kohën e Nikolla Gruevskit, çka kishte sjellur protesta të mëdha në Maqedoni.
“Xhaferi i cili flet rrjedhshmë gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze mbahet mend pasi ka bllokuar miratimin e një ligji të ri ushtrak, që kishte të bënte për përfitimet e veteranëve të luftës maqedonase. Ky ligj ende është i bllokuar në Kuvend”, përfundon shkrimi i media.
Talat Xhaferi, anëtar i BDI-së dje u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, çka solli hyrjen e protestuesve maqedonas në Kuvend, të cilët sulmuan edhe deputetët.
Sigal