Reagimi i Isa Mustafës pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës: Kam qenë i vetëdijshëm se …

60
Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar qeverinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se “kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”.
“Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit”, shprehet Mustafa.