Raul Kastro nis zyrtarisht vizitën në Francë

470
Presidenti kuban, Raul Kastro ka nisur zyrtarisht vizitën në Francë edhe pse në vend ka arritur që prej të shtunës. Ai u prit fillimisht nga ministrja e Energjisë, në një ceremoni nën harkun e triumfit në Paris. Sipas burimeve diplomatike, Castro dhe Hollande pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh diplomatike.
Presidenti i Kubës, Raul Kastro ka nisur zyrtarisht vizitën në francë, me një ceremoni tek ushtari i panajohur, nën harkun e famshëm të triumfit në Paris. Mirëseardhjen zyrtare të vizitës tre ditore ja ka dhënë minsitrja e Energjsë, Segolene Royal edhe pse lideri kuban arriti në vend të shtunën. Kjo është vizita e parë zyrtare në Francë nga një president i Kubës që nga pavarësia e vendit. Qoftë për lidhjet me Washingtonin qoftë për ngrohtësinë e Havanës, Franca ka interes të madh të përmirësoje marëdheniet me Kubën, duke e nisur këtë rrugëtim me një vizitë nga presidenti francez, Francois Hollande në ishull vitin e kaluar. Si kreditori më i madh i Havanës, Franca ka luajtur një rol kyç në dhjetor në marrëveshjen e lehtësimit të borxheve mes Kubës dhe qeverive të huaja. Sipas burimeve diplomatike, gjatë këtyre ditëve pritet të nënshkuhen një sërë marrëveshjesh ekonomike.
Qeveria kubane po tenton që nëpërmjet diplomacisë të rihapet ndaj tregjeve ndërkombëtare. Mediat, duke cituar burime konfidenciale, kanë komunikuar se në takimin mes Hollandë dhe Castro do të bisedohet edhe sa i përket lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kastro ka qënë edhe më parë në Paris, por kjo është vizita e tij e parë zyrtare në kryeqytetin e Francës.
Sigal