Raul Castro pritet zyrtarisht në Paris pas normalizimit të marrëdhënieve me Kubën

482
Presidenti i Kubës, Raul Castro do të zhvillojë sot një vizitë shtetërore dy ditore në Francë, e shënuar nga një takim me presidentin francez François Hollande, në fokus normalizimi i marrëdhënieve të këtij vendi komunist të Karaibeve me vendet perëndimore.
I pranishëm prej ditës së shtunë në Paris për një qëndrim jashtë protokollit zyrtar, Raul Castro do të zhvillojë sot në mëngjes në Harkun e Triumfit, në krye të bulevardit Champs-Elysées i dekoruar nga ngjyrat e shtetit francez, vizitën e parë zyrtare të një lideri të shtetit të Kubës në kryeqytetin francez prej vizitës së vëllait të tij më të madh Fidel, 21 vite më parë.
Në majin e vitit 2015, François Hollande ishte i pari kryetar i një shteti perëndimor që shkeli tokën kubane prej fitores së revolucionit “kastrist” mbi regjimin Batista në vitin 1959.
Të dy udhëheqësit do të takohen sot pasdite në Elysee për një takim të ndjekur një orë më vonë me nënshkrimin e dymbëdhjetë marrëveshjeve dhe një deklarate të përbashkët për shtyp.
Një darkë zyrtare do të mbyllë samitin franko-kubane.
Sigal

AFP