Rasti ‘Puçi’, Zaev nuk paraqitet në Gjykatë

456
Gjykata e Strumicës ka njoftuar Gjykatën Themelore Shkup se Zoran Zaev, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, të hënën ka njoftuar se nuk do të shfaqet në sallën e gjyqit që ishte detyrë e tij pas masave të kujdesit për rastin “Puç”.
Ndërkohë nuk është dhënë ndonjë sqarim se pse lideri i LSDM-së vendosi që mos vijë në gjykatën e Strumicës. Nëse do të ndërmarrë masa dhe çfarë masash do të ndërmerr Gjykata Shkupi 1, ku edhe procedohet “Puçi”, do të dihet pasi gjyqtari kompetent i lëndës do të kthehet nga pushimi vjetor. Ka disa opsione – nga konfiskimi i sërishëm i pasaportës deri te arrestimi i Zaevit.
Sigal