Rasti ‘Monstra’, nis protesta, policia ndalon shqiptarët t’i afron qeverisë

465
Sigal

SHKUP – Ashtu siç ishte paralajmëruar dhjetëra shqiptarë kanë protestuar kundër procesit gjyqësor në rastin “Monstra” në Shkup. Protestuesit me pankarta “Drejtësi për të gjithë”, “Marshi i lirisë”, “Nuk jemi terroristë”, “Stop komplotit ndaj UÇK-së” janë nisur nga hapësira afër Xhamisë Jahja Pasha drejt Bit Pazarit. Nga ana e saj policia maqedonase nuk është ka lejuar turmën e protestuesve që të depërtojë për të shkuar para godinës së qeverisë, ku do të lexonin kërkesat e njohura për rastin “Monstra”. Nuk ka pasur raportime për konflikte mes protestuesve dhe forcave policore. Protesta e sotshme ishte paralajmëruar dy javë më parë por u shty për shkak të festave të muajit të Ramazanit. Protestuesit  kanë kërkuar dhe lirimin e 6 protestuesve, të dënuar me nga 3 vite burg.  Gjykata Penale e Shkupit ditë më parë  dha vendimin për 6 nga 8 të arrestuarit shqiptarë që morën pjesë në protestat kundër vendimit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” në Maqedoni. Ardian Rexhepi, Muharem Bardhi, Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënimin me nga 3 vite burg. Avokatët e tyre thanë se dënimet janë alogjike dhe kanë paralajmëruar se do të ankohen ndaj vendimit. Mbi të 6 personat rëndon akuza për pjesëmarrje në turmë, e konsideruar nga Gjykata si vepër penale. Në protestën kundër “Monstrës” mbetën të lënduar 12 policë si dhe pati dëm të madh material. Shqiptarë të Maqedonisë u ngritën në protesta kundër dënimit m burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012, në rastin “Monstra”.