Raporti: Putin ka urdhëruar në ndikimin e zgjedhjeve amerikane

524
Sigal

Raporti i Inteligjencës
Amerikane ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të ndihmonte
Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Raporti i paklasifikuar
thotë se udhëheqësi rus “urdhëroi” një fushatë që synonte të ndikonte në
zgjedhje.

“Ne vlerësojmë se
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin  ka urdhëruar një fushatë ndikimi në
2016 me qëllim zgjedhjet presidenciale në SHBA”, thuhet ndër të tjera në
raport.

Moska zyrtare nuk ka
komentuar, por Rusia ka mohuar më parë pretendimet.

Pasi u informua mbi
gjetjet e këtij raporti, Trump nguroi të akuzojë Rusinë për ndërhyrje, duke
thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte prekur.

Raporti prej 25-faqesh
thotë se Kremlini kishte një “preferencë të qartë” për Z. Trump.

Qëllimi i Rusisë shoton
më tej dokumenti ishte që të minonte besimin e publikut në procesin demokratik
amerikan dhe të denigronte kandidaten demokrate Hillary Clinton.