Raporti i OBSH: Aksidentet rrugore vrasin një person çdo 24 sekonda

473
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport sipas së cilës aksidentet rrugore vrasin një person çdo 24 sekonda, me një total 1.35 milion vdekje në vit.

Numri i viktimave çdo vit është rritur me rreth 100,000 në vetëm tre vjet.

Sipas këtij raporti aksidenti në rrugë është konsideruar si vrasësi kryesor i fëmijëve dhe i të rinjve nga mosha 5 deri në 29 vjeç.

“Këto vdekje janë një çmim i papranueshëm për të paguar” tha në një deklaratë shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Nuk ka asnjë justifikim për mosveprimin”, tha ai.

Raporti që u publikua bazuar në të dhënat nga viti 2016 tregoi se situata po përkeqësohet.

Në raportin e saj të fundit, bazuar në të dhënat nga 2013, numri i vdekjeve të trafikut rrugor është vlerësuar në 1.25 milion në vit.