Ramush Haradinaj pret në takim Clinton/ Faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin tuaj

553
Sigal

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti në një takim ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, të cilin e falenderoi për kontributin e tij në çlirimin e vendit.

Sipas shefit të qeverisë në Prishtinë, falë vendosmërisë së presidentit Clinton, u jetësuar ëndrra e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe në demokraci.

Ja çfarë shkruan në Facebook Ramush Haradinaj:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe te populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!
Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!
President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!