Rama: Shqipëria e Madhe, mit. Kosova e pavarur, jo provokim!

48

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin serb, B92 tha se ideja e Shqipërisë së Madhe është mit që nuk ka fare të bëjë me Shqipërinë.
 
“Projekti jonë është Evropa e Madhe me Shqipërinë dhe Serbinë në të”, ka thënë shefi i qeverisë shqiptare.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë dëshmi se politika shqiptare punon për Shqipërinë e Madhe.

Kryeministri shqiptar tha në intervistën për B92, e habit fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.

“Për mua është magjespse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet. Do të ishte mirë që Serbia ta pranoj këtë realitet”, ka thënë shefi i qeverisë shqiptare.

Ai megjithatë në pyetjen nëse banorët e Luginës së Preshevës janë banorë të Serbisë apo të dikujt tjetër, ka thënë se e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.