Raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar 11 baza të ISIS në Siri

678
Rusia ka kryer sulme ajrore ndaj bazave të militantëve të Shteti Islamik në Siri. Këto sulme janë kryer nga anijet luftarake ruse në Detin Kaspik, thotë ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu, njofton BBC.

Shoigu citohet të ketë thënë për mediat ruse se nga katër anije luftarake janë lëshuar 26 raketa, të cilat kanë goditur dhe shkatërruar 11 baza të ISIS në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin e ka lavdëruar ushtrinë e tij, duke thënë se ata kanë arritur të godasin baza në largësi prej 1,500 kilometrash. Rusia ndërkaq mohon se në sulmet ajrore që po kryen prej një jave, ka goditur edhe baza të tjera, që nuk janë të Shtetit Islamik.
Sigal