Sigal

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri sot thirrje Rusisë që të respektojë në mënyrë transparente dhe të verifikueshme traktatin mbi armët bërthamore, të arritur mes Uashingtonit dhe Moskës para 30 vitesh, gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik.

Bëhet fjalë për traktatin INF mbi armët bërthamore me rreze të mesme, të nënshkruar në vitin 1987 nga Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov dhe kjo për shefin e NATO-s është “një gur themeltar për sigurinë evropiane”.

Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut dyshojnë se Moska po e shkel këtë traktat me sistemin e saj të raketave 9M729.