Qitje rekord, ushtari kanadez vret me snajper militantin e ISIS nga 3,540 metra

590
Një ushtar i forcave speciale kanadeze ka vrarë me snajper një militant të ISIS-it nga një distancë prej 3,540 metra në Irak gjatë muajit të kaluar, raporton BBC. Burimet ushtarake kanë bërë të ditur për Globe të Torontos gazetën “Mail” se ushtari kanadez është anëtar i “Joint Task Force 2”, dhe këtë veprim e ka kryer nga një ndërtesë e lartë. Sipas këtyre raporteve thuhet se për të arritur destinacionin plumbit i janë dashur 10 sekonda. Një gjë të tille për BBC e ka konfirmuar edhe Komanda Kanadeze e Operacioneve Speciale.

Kjo qitje raportohet se është rekordi për largësinë më të madhe që është regjistruar deri më tani në një vrasje të konfirmuar. Ushtari kanadez ka realizuar këtë veprim duke bashkëpunuar edhe me një vëzhgues, i cili e ka ndihmuar në gjetjen e objektivit, ndërsa ai ka përdorur armën McMillan TAC-50. Rekordin e mëparshëm e mbante një britanik, Craig Harrison, i cili kishte vrarë një taleban nga largësia prej 2,475 metra më 2009, duke përdorur armën 338 Lapua Magnum.
Sigal