Qipro, Izraeli dhe Greqia po punojnë së bashku mbi një projekt gazsjellësi drejt Evropës

605
Izraeli, Greqia dhe Qipro po punojnë së bashku mbi një projekt gazsjellësi që do të lidhë tre shtetet për eksportimin afatgjatë të gazit natyror nga Mesdheu Lindor drejt Evropës, njoftuan sot liderët e tre shteteve të cilët po zhvillojnë bisedime në Nikozi. Qipro dhe Izraeli njoftuan se kanë zbuluar rezerva të mëdha të gazit natyror në brigjet e tyre, fakt mjaft me interes për Bashkimin Evropian, i cili tashmë varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazi rus.
“Ne shprehim me rastin e këtij takimi mbështetjen tonë ndaj idesë së eksportimit të gazit nga Mesdheu Lindor drejt Evropës”, sqaruan kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ai grek Aleksis Cipras dhe presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades në një deklaratë të përbashkët. “Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm për të avancuar edhe më tej projekte të tilla si gazsjellësi “EastMed”, shtuan ata.
Sigal