Qindra persona në spital si pasojë e një shpërthimi të një depoje kimike në Brazil

460
Qindra persona kanë përfunduar në spital pas shpërthimit të një depoje mallrash kimike në Brazil.
Ngjarja ndodhi në portin më të madh të Brazilit, teksa siç duket edhe nga imazhet, gazi toksik u shpërnda në të gjithë vendin.
Si pasojë e shpërthimit, 16 kontenierë morën flakë, teksa pronarët e kompanisë thanë se kontenierët në portin e Santos ishin plot me acid dhe dezinfektues, i cili në kontakt me shiun shkaktoi edhe reagimin që shihet qartë.
Kryetari i Bashkisë së zonës tha se të paktën 66 persona u dërguan në spital me vështirësi në frymëmarrje, teksa personat në terminalin e mallrave janë evakuuar, ndërsa banorëve në banesat aty pranë u është kërkuar të qëndrojnë në ambinte të brendshme.
Brazili preket shpesh nga incidente të tilla. Në shtator të 2014, 3 persona humben jetën si pasosjë e rrëshqitjes së një masivi dheu brenda një miniere hekuri në shtetin Minas Gerais.
13 të tjerë humbën jetën në nëntor të 2015 pas shpërthimit të një dige dhe në prill të 2015, një magazinë pranë një pike karburanti u përfshi nga zjarri, duke shkatuar një ndotje të lartë.
Sigal