Qeveria vendos të mbyllë “Tempullin e Tigrave” në Tajlandë

516
Tempulli i Tigrave në Tailandë, po bën një përpjekje të vështirë për të qëndruar hapur për publikun, pavarësisht se departamenti i jetës së egër në vend, i refuzoi kërkesën për të mbajtur ende licensën e një kopshti zoologjik. Tempulli i Tigrave, një tempull budist, që është shtëpi e 137 tigrave, ka qënë nën hetim nga autoritetet për shkak të dyshimeve për trafik të këtyre kafshëve të egëra dhe aktivistët e kanë akuzuar për një kohë të gjatë për trafik ilegal. Zyrtarët shtetërorë kanë larguar disa tigra nga tempulli, një destinacion turistik për shumë turistë. Në muajin janar, prej atyre janë hequr 5 tigra vërtet të egër, duke u zhvendosur në një qendër në një provincë në qendër të Tajlandës. Zyrtarët thonë se ky tempull është shumë i njohur dhe i famshëm në Tajlandë por zyrtarët dhe drejtuesit e tij e kanë të vështirë të kujdesen për tigrat, ndaj vendosën t’ja pezullojnë licensën. “Nuk jam dakord sepse pjesa më e madhe e tigrave kanë lindur këtu. Kjo është shtëpia e tyre. Janë të lumtur këtu. Departamenti i jetës së egër dëshiron t’i largojë sepse sipas tyre ne jemi të jashtëligjshëm. Por edhe qeveria sikurse ne, duhet të gjejë buxhetin e nevojshëm për tu kujdesur për ta. Këtu në tempull, ne paratë i sigurojmë nga donacionet. Është gjithçka prej bamirësisë dhe zemërgjerësisë së njerzve” tha drejtuesi i kopshtit, Supitpong.
Departamenti i mbrojtjes së kafshëve të egra këmbëngul në konfiskimin e të gjithë tigrave nga tempulli, sepse sipas tij i jep një reputacion te keq industrise së turizmit në vend. Turistët që vizitojnë qendrën besojnë se tigrat duhet të qëndrojnë në këtë qendër përsa kohë trajtohen më së miri.
Sigal