Qeveria Syriza angazhohet në vazhdimin e privatizimeve

474
Plani i gjerë i privatizimit, i parashikuar në marrëveshjen e fundit mes Athinës dhe BE-së, do të realizohet ashtu siç është vendosur, garantoi sot ministri grek dalës i Ekonomisë, Georges Stathakis. “Marrëveshjet e arritura do të aplikohen”, njoftoi ministri gjatë një konference për shtyp. Ministri iu përgjigj një pyetjeje mbi privatizimin e poritit të Pireut dhe disa porteve të tjera rajonale, projekte që kanë sjellë reagime në mes të partisë së të majtës radikale Syriza, e drejtuar nga kryeministri dalës Aleksis Cipras.
Sigal