Qeveria greke në ‘telashe’, 2500 autobusë zbarkojnë në Athinë kundër “Maqedonisë së Epërme”

530
Mbi 2500 autobusë me protestuesë pritet të zbarkojnë në Athinë të dielën e 4 shkurtit, për të protestuar kundër emrit të ri të Maqedonisë. Protesta do zhvillohet në sheshin “Sintagma”, ku protestuesit do dalin kundër emrit që qeveria greke ka rënë dakord me Maqedoninë “Maqedonia e Epërme”.
Emri u propozua nga negociatori i OKB-së, Methju Nimiç, dhe u pranua nga të dyja palët, por po kundërshtohet ashpër në Athinë nga disa parti nacionaliste. Protesta e të dielës pritet të jetë më e madhe se ajo e pak ditëve më parë në Selanik.
Qeveria greke ndodhet në telashe, ku përveç problemeve që ka me koalicionin, dy ministra janë kërcënuar me jetë për shkak të emrit të Maqedonisë.
Sigal