Qeveria franceze e frikësuar: ‘Jelekët e verdhë’ krijuan një monstër

446
Sigal

Protestat anti-qeveritare në Francë, krijuan një monstër, tha ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner.

Gjithashtu ai paralajmëroi se elementë radikalë mund të shtyjnë “jelekët e verdhë” të protestojnë dhe në fundjavë.

Vendet turistike në Paris do të mbyllen të shtunën nga frika e protestave të dhunshme në rrugë.

Protestat nisën tre javë më parë, fillimisht kundër rritjes së çmimit të karburantit, por tani po diskutohen dhe çështje të tjera, si reformat në arsim.

Ministri i Brendshëm tha se mjete të shumta sigurie do të vihen në punë këtë fundjavë.

Në të gjithë Francën, rreth 89 mijë policë do të jenë në detyrë dhe automjetet të blinduara do jenë në gadishmëri.

Policia e Parisit ka urdhëruar resotrantet dhe dyqanet në Champs-Elysee të mbyllen.