Qeveria franceze akordon 1 miliard euro për të nxitur turizmin

442
Franca ka vënë në dispozicion shumë prej plot 1 mld eurosh për të nxitur turizmin, për të thyer rekordin për numrin e vizitorëve të huaj që vizitojnë vendin përgjatë të gjithë vitit. Lajmi u bë public nga ministri i punëve të jashtme dhe ministri i turizmit Laurent Fabius.
Franca është një nga vendet më të vizutuara në të gjithë botën, madje në vitin 2014 vendi është vizituar nga 84 milionë turistë të huaj.
Vizitorët në paris besojnë se masat e reja do të përmirësojnë eksperiencat e tyre në qytet.
“Besoj se këtu psh nuk kam akses në internet. Wirlessi këtu është shumë problem. Është shumë e vështirë të gjesh vende, publike apo private, ku mund të gjesh wirless të lirë. Për mua kjo është një gjë shumë e rëndëishme” tha turisti Brazilian Maria Cecilia Figueiredo.
“Sinqerisht, mendoj se është shumë bukur por kur e krahasoj me Kanadanë, e nis nga rrugët, këtyu ka shumë plehra nëpër rrugë. Parisi ndryshon nga qytetet e tjera por sërish nuk është si në Kanada” tha turisti kanadez Michelle Noh.
Edhe pse Franca është në krye të destinacioneve turistike për nga numri i vizitorëve, turistët shpenzojnë më pak ditë në Francë sesa në vendet e tjera. Franca renditet pas Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Spanjës në termat e të ardhurave që gjenerohen nga sektori turistik, me turizmin që përbën 7.4% të PBB të vendit.
“Duhet të vendos një target prej 100 mln turistësh të huaj deri në vitin 2020. Ky është objektivi ynë. Deri tani shifrat janë të kënaqshme, mendoj se vitin tjetër do të vendosim rekord, me rreth 85 milionë turistë” tha ministri i turizmit fabius.
Ai tha se duhet të punohet fort për të përmirësuar imazhin e Francës e për të thithur sa më shumë turistë.
Vitet e fundit Franca konkuron për nga destinacionet turistike edhe me vende të tilla si Kina, India dhe Amerika Latine, që gjithnjë e më shumë po preferohen, kryesisht nga europianët.
Sigal