Qeveria e Uzbekistanit ndalon fëmijët në ritet e lutjeve edhe për festën e Bajramit

46
Qeveria në Uzbekistan ka marrë vendim të ndalojë të gjithë personat në moshën 18 vjeç të marrin pjesë në lutjet e rregullta të së premtes nëpër xhami, përfshirë këtu edhe lutjet që bëhen për nder të festës së Bajramit.
Dekreti i miratuar më datën 23 shtator ua tërheq vërejtjen prindërve se do të mund të dënohet me 750 dollarë amerikanë në muaj, nëse fëmijët e tyre hyjnë në xhami gjatë lutjeve. Githashtu, u është tërhequr vërejtja edhe imamëve që të mos lejojnë asnjë person nën moshën 18 vjeç që të marrë pjesë në lutje. Myslimanët përbëjnë 90 për qind të popullatës në Uzbekistan.