Qeveria e re e Kosovës, AAK i përgjigjet ftesës së Mustafës për koalicion

517
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë më herët sesa pritet.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjasat që kjo të ndodhë janë të mëdha.

Nitaj ka pranuar se Ramush Haradinaj është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike, për ta parë mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e tij. Sipas tij, nuk është korrekte që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të kërkojë nga Haradinaj ta prishë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës për të bashkëpunuar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.
Sigal