Qeveria e Malit të Zi komenton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç për demarkacionin

647
Qeveria e Malit të Zi ka uruar presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kreun e Kuvendit te Kosoves Kadri Veseli me rastin e arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes dy vendeve.
Në një postim të publikuar në Twitter thuhet që Qeveria e Malit të Zi uron miqtë dhe partnerët e tyre në Kosovë si dhe qytetarët e vendit, për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin.
“Urime për miqtë tanë Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në interes të qytetarëve të vendeve tona” thuhet në Twitter.


Sigal