Qeveri e Unitetit Kombëtar, OKB marrëveshje për Libinë

461
Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi një marrëveshje për të ndërmjetësuar në krijimin e një qeverie të Unitetit Kombëtar në Libi. Nëpërmjet këtij akordi, fuqitë ndërkombëtare kërkojnë të sjellin stabilitetin e munguar politik si dhe të luftojn Shtetin Islamik, i cili ka nisur që të rrisë praninë e tij në këtë vend. Gjatë fjalës së tij, diplomati libian Ibrahim Dabbashi tha se marrëveshja erdhi pas 14 muajsh përpjekje.
“Shumica e libianëve duhet t’a kuptojnë se kjo marrëveshje është firmosur pas 14 muajsh të vështirë negociatash. Kjo është shpresa e fundit që në Libi të kthehet autoriteti shtetëror. Marrëveshja synon që t’i japë fund kaosit dhe të ndalojë gjakderdhjet.”
Katër vite pas rënies së regjimit të Muammar Gadaffi-t, Libia është një shtet i përcarë, pasi në vend, ka dy qeveri. Një prej tyre është vetshpallur dhe ka si qëndër kryeqytetin Tripoli, ndërkohë që tjetra ësthë e njohur ndërkombtarisht dhe ka ndikim në pjesën lindore të vendit. Të dyja palët kanë mbështetës, rebelë e militantë, ndaj edhe vendi ka hyrë në një luftë civile që prej vitit 2011.
Sigal