Qeni zbulon çiftin bullgar me 24,5 kg heroinë

529
Trafikimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet Greqisë, nuk është një çështje ekskluzivisht shqiptare, siç pretendohet thuajse vazhdimisht.

Kjo dëshmohet edhe nga arrestiumi më i fundit, në portin e Igumenicës.

Një çifti shtetasish bullgarë janë arrestuar, pasi tentuan të hipnin në traget me kamperin e tyre të mbushur me drogë.

Sjellja e çiftit, dhe sidomos e gruas 48 vjeçare, zgjuan dyshimet e policisë. Kamperi u kalua për skanim dhe me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës, u gjetën 24,5 kg heroinë.

Në një vend të posaçëm posht krevatit, ndodheshin dy arka prej druri të mbyllura hermetikisht. Brenda tyre u gjetën 48 qese plastike, ku ishte ambalazhuar e gjithës sasia e drogës.

Drejtuesi i mjetit, një 57 vjeçar dhe shoqëruesja e tij u arrestuan në vend,m ndërsa kamperi dhe sasia e drogës u sekuestruan.
Sigal