Qeni miqësohet me elefantin e braktisur

541
Të gjithë e dimë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por kjo marrëdhënie mund të jetë në rrezik duke gjykuar lidhjen e veçantë dhe të adhurueshme midis këtij qeni dhe një elefanti të vogël të braktisur.
Elefanti afrikan, Ellie u braktis nga tufa e tij dhe u adoptua nga jetimorja e kafshëve Thula Thula Rhino në Afrikën e Jugut, ku dhe ndërtoi miqësinë me qenin Duma.
Kafshët lozënjarë janë filmuar në një video teksa vrapojnë dhe qëndrojnë pranë njëri tjetrit.
Duke folur për Earth Touch News, Karen Trembler, eksperte rehabilitimi, tha se lidhja e ngushtë e elfantit me Dumën ishte çelësi i përmisimit dhe zhvillimit të tij.
“ Ajo që është vërtetë interesante është se këlyshi elefant ishte pjesërisht i dobët dhe i sëmurë. Ai nuk tregonte interes më për jetën. Pasi e prezantuam me qenin Duma, ai u gallërua sërish.”- u shpreh Trembler.
Sigal