Qeni gjendet i mumifikuar pas 20 vitesh

721
Sigal

Ky qen që shikoni në foto është gjetur i mumifikuar teksa 20 vite më parë mbeti i bllokuar brenda një trungu peme duke ndjekur rakun në Gjeorgji.

Qeni u zbulua në vitin 1980 dhe tani kafsha është vendosur në një muze në Gjeorgji. Ekspertët besojnë se qeni ka qenë duke ndjekur një kafshë dhe është ngjitur rreth 10 metra në pemë, përpara se të bllokohej.

 

Megjithatë është interesante për t’u zbuluar se si ka mundësi që qeni u mumifikua brenda trungut. Sipas një njoftimi të muzeut, ka ndodhur një efekt kimik në trungun e pemës, duke bërë që era e kafshës së ngordhur të zhdukej e në këtë mënyrë insektet nuk janë afruar për t’u ushqyer me të.