Putini përshëndet Ciprasin për fitoren elektorale të Syrizas

503
Presidenti rus, Vladimir Putin, përshëndeti sot kryeministrin grek në ikje, Alexis Tsipras, fitues në zgjedhjet legjislative në Greqi me partinë e tij të së majtës radikale, Syriza.
Në një telegram zyrtar të Kremlinit, presidenti rus kishte shprehur shpresën që të vazhdojë një dialog konstrutiv dhe një bashkëpunim aktiv me Athinën.
“Moska shpreson të përforcojë bashkëpunimin ruso-grek që është në përfitim të të dyja palëve në shumë sektore, krysisht në tregti, ekonomi, energji dhe çështjet humanitare”, thuhet në këtë telegram.
Aleksis Cipras, që pritet të emërohet sot kryeministër, ishte afruar me presidentin rus gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër.
/Marrë nga ata/
Sigal