Putin thotë se do i kërkojë OKB hetim për sulmin kimik

74
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia do t’i kërkojë OKB-së të hetojnë sulmin kimik në Siri.

Moska nuk pranon se qeveria siriane është prapa sulmit kimik në provincën e Idlib që shkaktoi mbi 80 të vdekur.

Putin i ka thënë reporterëve sot se Rusia do të kërkojë hetime zyrtare. 

Putin tha gjithashtu se Rusia kishte marrë informacion nga shërbimet inteligjente mbi provokimet e mundshme me përdorimin e armëve kimike për të cilat më pas do të fajësohej qeveria siriane.

Rusia mbron qeverinë e Bashar Assad e cila është akuzuar për sulmin kimik në provincën e Idlib.

Ndërkohë nesër ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, citon AP