Putin: Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Europën

446
“Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Europën.” Ka qënë kjo deklarata e Presidentit Vladimir Putin, i cili duket se po kërkon që të përmirësojë marëdhëniet diplomatike midis Kremlinit dhe shteteve të kontinentit të vjetër, të cilat përsuan një krisje pas konfliktit të Ukrainës. Rusia vijon të vuajë sanksionet e rënda të vendosura nga Europa në rrjetet energjitike, në sistemet bankare si dhe në sektorin e mbrojtjes.
“Në qasjen time, interesi i shteteve të Europës është që të kenë bashkëpunim politik dhe ekonomik me Rusinë. Mund t’u them se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Nuk presim që shtetet europiane të ndryshojnë kursin e tyre euro-atlantik. Megjithatë, unë mendoj se ata duhet të jenë më autonomë në vendim-marrje, dhe jo të veprojnë vetëm në bazë të urdhërave që vijnë nga përtej oqeanit.”
Putin nënvijëzoi edhe njëherë qëndrimin e tij sa i përket krizës së Sirisë, duke thënë se është bashkëpunimi me Presidentin Assad është mjaft produktiv.
“Është shumë e lehtë për ne që të punojmë me Presidentin Assad. Kam biseuar për këtë cështje me Presidentin Obama, me miqtë tanë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe. Pse është e thjeshtë? Sepse ne i pyesim të gjitha palët përpara se të mbajmë një qëndrim, të cilin e gjykojmë si të pranueshëm për të gjithë.”
Në mbyllje, Lideri i Kremlinit bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në luftën kundër-terrorizmit, duke u shprehur se ekstremizmi është një armik i përbashkët.
Sigal