Putin: Politika ruse e drejtë, nuk do shpërbëhemi si ish-Jugosllavia

466
Sigal

Udhëheqësi i Kremlinit ka trumbetuar aneksimin e gadishullit të Krimesë si një veprim të drejtë, vlerësoi popullin rus për fuqinë dhe akuzoi Perëndimin për atë që e cilësoi ‘cinizëm të pastër’ në lidhje me situatën në Ukrainë.

Këto ishin vetëm disa nga çështjet që preku presidenti rus Vladimri Putin në fjalimin vjetor përpara Asamblesë Federale, duke mos treguar asnjë shenjë pendimi për politikat që e kanë çuar vendin e tij të konfrontohet ashpër me Perëndimin.

“Nuk ka dyshim që armiqtë e Rusiësë duan që ajo të ketë të njëjtin fat si Jugosllavia në 1990. Por kjo nuk do të ndodhë. Nuk e lejojmë”, tha Putin gjatë fjalimit të tij, i cili u ndërpre shumë herë nga duartokitje në sallë.

Presidenti rus tha se është i bindur që Perëndimi ka si qëllim shkatërrimin e Rusisë nëpërmjet sanksioneve dhe që do t’i kishte imponuar edhe pa krizë në Ukrainë. “Jam i sigurt që edhe nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ata do të dilnin me një arsye tjetër për të penguar aftësitë në rritje të Rusisë. Por ne kurrë nuk do të ndjekim rrugën e vetëizolimit, ksenofobisë, dyshimit dhe krijimit të armiqve. Kjo është një manifestim i dobësisë, ndërsa ne jemi të fortë dhe të sigurt në vetvete”.

Udhëheqësi rus ndodhet nën presion për të treguar që ka një përgjgije për përkeqësimin e ekonomisë ruse, me sanksionet dhe rënien e rublës që kanë hapur rrugën ekonomisë ruse që po shkon drejt recensionit.