“Putin, një rrezik më i madh se vetë Shteti Islamik”

491
Senatori republikan, John McCain, ka lëshuar një akuzë të rëndë në drejtim të Rusisë, duke i konsideruar politikat e Presidentit Vladimir Putin, më të rrezikshme se aktet barbare të Shtetit Islamik.

Ai ka propozuar shtimin e sanksioneve për Moskën, me arsyetimin se qeveria ruse ka tentuar të ndërhyjë në proceset elektorale të shteteve të tjera sovrane. Për McCain, ky veprim përbën një kërcënim serioz për rendin demokratik botëror.

“Vladimir Putin është rreziku më i madh për ne, e madje më i madh se Shteti Islamik. ISIS mund të bëjë gjëra të tmerrshme dhe unë shqetësohem shumë për atë që po ndodh me besimin mysliman, por janë rusët ata të cilët po përpiqen të shkatërrojnë vlerat më themelore të demokracive.

Këtu mund të përmend tentativat për ndryshimin e rezultatit në zgjedhjet amerikane. Ata gjithashtu ndërhynë në zgjedhjet presidenciale franceze. Putin ka destabilizuar Ukrainën dhe ka ushtruar presion mbi vendet baltike. Për këto arsye, mendoj se Rusia është sfida më e madhe me të cilën përballemi.”

Sipas McCain, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate duke tregojnë më shumë se kurrë unitet përballë sjelljeve jo-korrekte të Moskës. Në mbyllje, ish-kandidati presidencial theksoi se do të kërkojë që Senati Amerikanë të propozojë shtimin e sanksioneve për Rusinë.
Sigal