Putin mohon: Nuk kam folur me Michael Flyn

439
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar edhe njëherë spekulimet se ai ka patur kontakte me ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flyn, duke u shprehur se ndonëse kishin qënë të ulur në një tavolinë gjatë një eventi të zhvilluar dy vite më parë, nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri tjetrin..

Lideri i Kremlinit ka sqaruar se fotografia që ka qarkulluar masivisht në mediat ndërkombëtare është shkrepur në vitin 2015, gjatë një eventi të organizuar nga Russia Today, një media kjo e sponsorizuar nga Moska.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për NBC Nevvs, Putin thekson se e kishte marrë vesh se kush ishte personi me të cilin ishte ulur pranë, vetëm kur u largua nga salla.

“Kur erdha për të marrë pjesë në eventin e kompanisë Russia today, u ula në tavolinë dhe kisha afër një xhentëllmen. Unë u ngrita të mbaja fjalimin, fola për disa gjëra të tjera, pastaj u ngrita nga tavolina dhe u largova. Më pas, më komunikuan se xhentëllmeni në fjalë ishte nga Shtetet e Bashkuara dhe se ishte i përfshirë në disa gjëra. Më thanë se kishte qënë pjesë e shërbimeve të sigurisë. Kaq ishte. Unë nuk fola mëm e të. Kjo është gjithcka sa i përket kontaktit tim me Michael Flynn.”

Në këtë mënyrë Putin ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e shumta që kanë ardhur nga mediat amerikane për lidhje të dyshuara mes adminsitratës Trump dhe Moskës.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë arritur të provojnë se Michael Flynn ka patur më herët kontakte me ambasadorin e Rusisë në ShBA, Sergei Kislyak.

Për këtë arsye, ish-këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, u tërhoq nga detyra e tij disa muaj më parë.
Sigal