Putin “me ushtri të fshehtë” në Europë

431
Presidenti rus Vladimir Putin, kontrollon një rrjet të luftëtarëve elitarë në perëndim përmes shkollave të trajnimit që kalojnë zyrtarët e inteligjencës ruse. Ushtria sekrete e Putinit doli nga hija, kur Boris Reitschuster autor i librit “Lufta e fshehtë e Putinit”, duke iu referuar studimit të shërbimeve të inteligjencës së Europës Perëndimore, njoftoi se kreu i Kremlinit përmes shkollave trajnuese për luftëra, kontrollon njësi elitare në Gjermani dhe vende tjera të Europës Perëndimore.
Këto shkolla drejtohen nga ish-agjentë dhe pjesëtarë të njësive speciale ruse. Në këtë mënyrë, ata shërbejnë si mbulesë e përkryer për aktivitete të fshehta.
Këto njësi ushtarake në vendin e armikut paraqesin shtyllën kryesore të luftës së fshehur të Putinit kundër Perëndimit, thotë autori i biografisë së Putinit.
Njësitë për të cilat Reitschuster flet, sipas medieve britanike, trajnohen për luftëra fizike, me armë, me thika por edhe me duar të thata, në të cilët nuk ka rregulla strikte.
Gjithashtu, mediat raportojnë se gjatë trajnimit theks të veçantë vihet mbi improvizimin dhe intuitën e luftëtarëve me qëllim që të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo sfidë në situata të ndryshme.
Sigal