Putin: Marrëdhëniet me SHBA-të, faktor kyç për stabilitet

497
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se marrëdhniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë të dobishme për të siguruar stabilitet ndërkombëtar.
Në urimin e tij dërguar presidentit të SHBA-ve, Barack Obama për nderë të përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Putin tha se marrëdhëniet “janë faktori kyç për të siguruar stabilitet dhe siguri në botë, pavarësisht dallimeve” në mes të dy vendeve.
Ai ka shtuar se të dyja vendet duhet të zhvillojë dialog që ka për bazë “barazi dhe respekt” për interesat e secilit shtet.
Rusia ka përdorur një retorikë të ashpër kundër Uashingtonit që prej aneksimit të Krimesë nga Moska dhe fillimit të konfliktit në lindje të Ukrainës, gjë e cila ka bërë që vendet perëndimore të ngrisin sanksione kundër Rusisë.
Sigal