Putin kritikon Trump për sulmet në Siri: Po thyen rregullat, po vazhdove kështu…

594
Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sulmet ajrore amerikane në Siri një “akt i paligjshëm agresioni” pas urdhrit të Trump për të sulmuar bazën ushtarake nga ku nisën sulmet kimike në Siri, që vranë 80 civilë.
Presidenti rus paralajmëroi për dëmtim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, të cilat ishin në tension deri më tani.

Shtetet e Bashkuara lëshuan dhjetëra raketa në bazën ajrore ushtarake siriane e cila shënoi një përshkallëzim të rolit ushtarak amerikan në Siri, por që u kritikua nga Kremlini. Putin beson se sulmet ajrore në Siri thyejnë rregullat ndërkombëtare dhe se kanë lënduar seriozisht marrëdhëniet SHBA-Rusi. Lideri rus e cilësoi veprimin e Amerikës si një “shkelje të rregullave dhe sulm ndaj një kombi sovran”. Presidenti Por nga ana tjetër Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë ndaj diktatorit sirian i cili hodhi lëndë toksike ndaj civilëve të pafajshëm.

“Edhe foshnje të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi” tha Trump.
Sigal