Putin kërcen me nusen para se të takojë Merkel/ Shikoni fotot

83

Presidenti rus, Vladimir Putin ishte në Austri për të marrë pjesë në dasmën e ministres së Jashtëm austriak, Karin Kneissl,i cili është nominuar nga Partia e Lirisë Austriake që njihet dhe për qëndrimet e saj pro ruse.

Autoritetet austriake ndërmorën masa të forta sigurie përgjatë gjithë zonës ku u bë ceremonia në qytetin e Grac.

Kneissl, 53 u martua me një biznesmen Wolfgang Meilinger.  Ata i bënë ftesën presidentit rus kur ky i fundit vizitoi Vjenën këtë vit.

Por ardhja e mikut nga Rusia ka ngjallur shumë debate mes partive politike në Austri.

Deputetja austriake e Parlamentit Europian Evelyn Regner tha se ftesa ishte një imazh turpi për Austrinë, kundrejt partnerëve të BE-së dhe e quajti provokim.

Madje është kërkuar dhe dorëheqja e ministrit të Jashtëm duke nënvizuar se “Vladimir Putin është armiku më agresiv i BE-së sa i takon politikës së jashtme.

Nga ana e tij ministrja insistoi se vizita e Putin nuk do të ndryshojë asgjë sa i takon pozicionit të politikave të jashtme të Austrisë.

Pjesëmarrja e Putinit fillimisht ishte përshkruar si një ‘veprimtari private’ nga zyra e Kneissl, por më pas është bërë një ‘vizitë pune’.

Putin pritet të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel sot në mbrëmje në Berlin

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, në qendër të takimit do të jenë para së gjithash tri tema: lufta në Siri, kriza në Ukrainë dhe tubacioni i gazit Nord Stream 2.