Putin i jep Serbisë dhjetëra tanke dhe aeroplanë luftarakë falas!

485
Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në. Por vendi ballkanik merr një furnizim me pajisje ushtarake me shumicë nga pronat e rezervave ruse – pa paguar për to. Me këtë marrëveshje, Kremlini dëshiron të arrijë një qëllim, shkruan mediumi gjerman Welt.de.
Po sipas këtij mediumi, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar Serbisë ofrimin e dhjetëra avionëve luftarakë dhe tanke nga rezervat e forcave të saj të armatosura.

Siç ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, njoftoi, shkruan më tej ky medium, Serbia nuk duhet të paguajë asgjë për 29 aeroplanët luftarakë MiG-29, 30 tanke luftimi T-72, si dhe 30 automjete të blinduara të BRDM-2.

“Presidenti i Federatës Ruse ka thënë se do të nënshkruajë dekretin për lirimin (dërgesën e armëve), dhe kur kjo të bëhet, ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, citon ky mediumi Gjorgjeviçin.

Marrëveshja u ra dakord gjatë një vizite në kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Por, sipas Welt.de, përcjell Telegrafi, pa asnjë kosto nuk është as Serbia, pasi Gjorgjeviç ka njoftuar një “modernizim të plotë dhe riparim” të sistemit të armatimit.

Dhe kjo do të bëhet nga teknikët rusë. Ekspertët vlerësojnë vetëm përpunimi i avionëve luftarakë do t’i kushtojë Serbisë rreth 200 milionë euro.

Serbia është në negociatat e pranimit në BE, por edhe mban marrëdhënie tradicionalisht të ngushta me Rusinë.

Moska dëshiron të arrijë mbi të gjitha që Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit të mos i bashkohen NATO-s.
Sigal