Putin flet për sulmin kibernetik gjatë zgjedhjeve presidenciale: Doja që Trump të fitonte!

488
Sigal

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar pas dy vitesh nga fitorja e Trump, që ishte pikërisht ky i fundit i preferuari i tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, gjatë 2016-ës. “Rusia, sidoqoftë nuk kontriboi në fitoren e Trump”, u shpreh ai duke hedhur poshtë akuzat për manipulim.

“Po doja që ai të fitonte, sepse ai foli për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Rusi-SHBA”, tha Putin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë konferencës së përbashkët.

“Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Amerikës”, theksoi Putin, duke shprehur edhe gadishmërinë për hetim të përbashkët me Amerikën,  për ndërhyrje kibernetike.