Putin firmos ligjin që i jep të drejtë Rusisë të rrëzojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare

465
Prej tani e tutje, Rusia ka të drejtë që të rrëzojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare, në rast se këto vendime do të shihen si anti-kushtetuese. Është ky ligji i ri i firmosur nga Presidenti Vladimir Putin dhe i sanksionuar në legjislacion. Norma juridike u publikua ditën e martë në site-in zyrtar të qëverisë në internet dhe i lejon gjykatës kushtetuese që të kthejë mbrapsht verdiktet e gjykatave ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se Kremlini mund të hedhë poshtë edhe vendime të Gjykatës së Strasburgut për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut. Ky ligj vjen pas një sërë precedentësh midis palëve, ku vetëm një vit më parë Gjykata Europiane vendosi që Moska duhet t’i paguajë plot 1.9 milardë euro aksionerëve të kompanisë së naftës Yokus. Kjo vlerë e rëndoi edhe më tej situatën ekonomike për Rusinë, pas sanksioneve të vendusura nga Perëndimi në lidhje me krizën e Ukrainës. Në Gjykatën e Strasburgut ndodhen 218 padi që i adresohen Kremlinit, ku në 122 raste Rusia ka shkelur Konventën Europiane të Lirive Themelore.
Sigal