Putin: E lehtë të punosh me Assad dhe me SHBA

426
Rusia mund të punojë po aq mirë si me regjimin e Bashar al Asadit edhe me SHBA-në për t’u përpjekur të zgjidhë konfliktin në Siri, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë në televizionin rus.
“Për të folur për krizën siriane, për shembull, ne e kemi të lehtë të punojmë me Bashar al Asadin dhe me SHBA-në”, deklaroi ai në një intervistë për kanalin televiziv “Rasija 1”.
“Përse e lehtë? Sepse ne nuk e ndryshojmë pozicionin tonë. Ne i kemi kërkuar njerëzve, a jeni ju dakord apo jo? Mbi parimin, të gjitha u përgjigjën ‘po’. Atëherë ne formuluam pozicionin tonë mbi baza të përbashkëta dhe të pranueshme për të gjithë”, vazhdoi presidenti rus.
Sigal