Putin akuzon SHBA: E dinin rrugën e avionit rus, ia kaloi informacionin turqve

491
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë të përfshira në shkatërrimin e avionit ushtarak rus tre ditë më parë (24 nëntor), duke thënë se “amerikanët e dinin shumë mirë kohën dhe vendin se ku do kalonte avioni”.
Në një konferencë për shtyp në Kremlin ditën e djeshme, Putin tha se rusët i kishin dhënë informacione paraprake Shteteve të Bashkuara për rrugën që do të ndiqte avioni, por këta të fundit, sipas tij, ia kanë kaluar informacionin Turqisë.
Pas shkatërrimit të avionit rus, Putin mobilizoi sistemet raketore S-400 për në Siri. Ai gjithashtu u zotua se do t’i bashkohej Francës në fushatën e sulmeve ajrore kundër ISIS dhe pranoi të ndante informacionin e inteligjencës.
Duke se lëvizja do të jetë fillimi i lidhjeve më të ngushta mes Moskës dhe koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve terroriste në Paris.
Sigal